LVV fiton Gjilanin, sipas EXIT POLL-it të Albanian Post
Komuna e Gjilanit sipas EXIT POLL-it të Albanian Postit, gjatë katër vjetve të ardhshme do të drejtohet nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni.
Ky sondazh e ka nxjerrë fitues Hysenin me vetëm 0.5 për qind të votave më shumë se kryetari aktual, Lutfi Haziri, i cili është kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe për një mandate të ri.
Bazuar në këto të dhëna, 49.5 për qind të votave, Lutfi Haziri, e humbë qeverisjen në këtë komunë.
Pas rezultateve të EXIT POLL-eve, nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli, në një konferencë për media tha se rezultatet në terren e kanë nxjerrë fitues Hazirin edhe në këto zgjedhje.
Ai më tej falënderoi qytetarët për qetësinë e mbajtur gjatë këtyre zgjedhjeve. /Shqip.com