Lviv udhëzon të shuhen dritat e qytetit për shkaqe sigurie

Autoritetet në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, kanë urdhëruar të shuhen dritat në mbarë qytetin.

Sipas CNN ky vendim është marrë si një masë parandaluese, pasi Rusia filloi një pushtim të plotë të vendit.

I gjithë ndriçimi i rrugëve dhe ndërtesave do të fiket në orën 23:00 me orën lokale, kanë njoftuar autoritetet rajonale në Lviv.

Ai udhëzoi familjet të ndiqnin urdhrin dhe u kërkoi njerëzve të mos dilnin nga shtëpitë e tyre.

“Ju lutemi, vini re se veprime të tilla nuk kanë të bëjnë me problemet e furnizimit me energji elektrike, por do të bëhet për të marrë masa parandaluese për sigurinë tonë”, thuhet në postimin në Facebook.

Në Lviv do të zhvendosen disa ambasada dhe konsullata nga Kievi javët e fundit për shkak të sigurisë më të lartë në qytetit perëndimor të Ukrainës.

Të enjten në mëngjes, Rusia sulmoi tre lokacione në rajon, duke aktivizuar sirenat e sulmit ajror në qytet për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore./Shqip.com