Luftimet me Hamasin, vriten 8 ushtarë izraelitë në Rripin e Gazës
Publikuar:
(13.12.2023 11:53:05)

Tetë ushtarë izraelitë u vranë dje në veri të Gazës, tha sot ushtria izraelite. Mes tyre edhe një komandant batalioni. Kështu, numri i përgjithshëm i ushtarëve të vrarë që nga fillimi i operacioneve tokësore në Rrip rritet në 112. Shtatë nga viktimat e fundit u vranë në një aksident të vetëm, specifikuan Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) pa dhënë detaje të mëtejshme mbi incidentin.