“Lufta në Ukrainën lindore po ashpërsohet”

Teksa lufta po vazhdon të ashpërsohet, rezistenca e Ukrainës po  bëhet më e vështirë.

Mbrojtja e ushtrisë ukrainase në rajonin lindor të Luhansk po bëhet më e vështirë, tha kreu i administratës ushtarake të Luhansk të mërkurën në mëngjes, shkruan CNN.

“Po bëhet më e vështirë, por ushtria jonë po e mban armikun nga tre drejtime njëherësh”, tha Serhiy Hayday përmes Telegram. “Ata po mbrojnë Severodonetsk duke mos lejuar që armiku të përparojë drejt Lysychansk. Megjithatë, rusët janë afër; popullsia vuan dhe shtëpitë janë shkatërruar”.

Hayday tha se Rusia po synonte sërish fabrikën kimike Azot, ku thuhet se janë strehuar pak më shumë se 500 civilë.

“Ndërtesat e larta të vendosura më afër gjigantit kimik janë duke u shkatërruar,” tha ai. “Armiku është më i dobët në betejat në rrugë, prandaj përdor zjarr artilerie, duke shkatërruar shtëpitë tona”.

Ministria ruse e Mbrojtjes u bëri thirrje të martën luftëtarëve ukrainas në uzinën Azot që të dorëzonin armët dhe tha se do të hapte një “korridor humanitar” të mërkurën nga uzina e kontrolluar nga ukrainas në territorin e kontrolluar nga Rusia në veri.

Zyrtarët ukrainas nuk e kanë komentuar këtë propozim./Shqip.cpm