L Occitane do të mbyllë dyqanet në Rusi

Kompania franceze e kozmetikës, L’Occitane, do të mbyllë dyqanet dhe faqen e saj në Rusi.

Konsumatorët kishin kërcënuar të bojkotojnë markën, e cila tha se mbajtja e dyqaneve të hapura do të mbronte stafin nga “hakmarrja” e mundshme.

Por, në një deklaratë të lëshuar të premten, firma e bukurisë tha se do të mbyllte dyqanet për shkak të “vuajtjeve të mëdha njerëzore dhe përshkallëzimit të veprimeve ushtarake në Ukrainë”.

L’Occitane shitet në më shumë se 3,085 shitore me pakicë në mbarë botën dhe pati shitje prej 1.5 miliardë eurosh vitin e kaluar.

Markat rivale të bukurisë L’Oreal dhe Estee Lauder janë në mesin e qindra kompanive ndërkombëtare që kanë mbyllur tashmë dyqanet dhe kanë ndërprerë shitjet online në Rusi në shenjë proteste ndaj luftës.

Përveçse ka implikime financiare, mbyllja e kompanive perëndimore në Rusi ka kuptim simbolik, pasi ato shtuan praninë e tyre në vend pas rënies së komunizmit në Bashkimin Sovjetik 30 vjet më parë./Shqip.com