Limaj: Shpresoj që në mbrëmje të kemi kryetarë me energji pozitive
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, shpreson se në mbrëmje “të kemi kryetarë me energji pozitive”.
Limaj e ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar dhe ka bërë thirrje edhe te qytetarët që ta kryejnë këtë obligim qytetar.
“Ditë e mirë, një rast i mirë për çdo qytetar të komunave të Kosovës për të dalë për të zgjedhur të preferuesin e tyre ose për të dalë për të konfirmuar vullnetin e qytetarëve të komunave të shprehur”.
“A ka më mirë se në këtë ditë me diell e ditë të mirë, me vullnet të mirë e me energji pozitive. Besoj se është ajo që i duhet çdo qyteti të Kosovës”.
Nisma është në balotazh në Komunën e Malishevës.
Aty partia e Limajt po sfidohet nga Partia Demokratike e Kosovës më kandidat Isni Kilajn.