Lavrov: Situata në Kosovë e papranueshme, një shpërthim i madh po afron në qendër të Evropës
Publikuar:
(29.05.2023 13:48:28)

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, tha se situata në Kosovë është e papranueshme e tensionuar dhe shqetësuese.
Lavrorv tha se zgjedhjet në veri të Kosovës janë “jolegjitime sepse në to kanë marrë pjesë vetëm rreth tre për qind e popullsisë”.
“Sjellja ndaj popullatës serbe, e cila këto ditë po proteston kundër marrjes së paligjshme të pushtetit në veri, është shqetësuese, tha Lavrov, raporton Russia Today Balkan.
Tutje, kreu i diplomacisë ruse paralajmëroi se një shpërthim i madh po afrohet në qendër të Evropës, “në të njëjtin vend ku NATO kreu agresion kundër Jugosllavisë së atëhershme RF në vitin 1999”.