Lavrov: Rusia do të përgjigjet nëse SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar dërgojnë raketa me rreze të gjatë

Sergey Lavrov

Dy shtetet perëndimore kanë ofruar ndihma ushtarake për ukrainasit që nga fillimi i konfliktit.

Por, Rusia do të përgjigjet nëse Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA e furnizojnë Ukrainën me raketa me rreze më të gjatë veprimi.

Ministri i Jashtëm rus tha se trupat e tij do t’i përgjigjen dërgimit të raketave me rreze të gjatë veprimi nga Britania e Madhe dhe SHBA në Ukrainë, duke i shtyrë forcat ukrainase më tej, raporton BBC.

“Sa më i gjatë të jetë diapazoni i armëve që [Perëndimi] furnizon, aq më tej do të shtyjmë vijën nga e cila neo-nazistët mund të kërcënojnë Federatën Ruse,” tha Sergei Lavrov në një konferencë shtypi.

Rusia ka pohuar se neo-nazizmi është i përhapur në Ukrainë – një pretendim që është hedhur poshtë nga Kievi dhe vendet perëndimore si të pabazë.

Përndryshe, lufta në Ukrainë është në ditën e 103-të të saj, që prej se filloi më 24 shkurt të këtij viti. /Shqip.com