Lavrov: Ne nuk e pushtuam Ukrainën

Sergei Lavrov – BBC

Që kur ushtria ruse sulmoi Ukrainën gati katër muaj më parë, mijëra civilë janë vrarë dhe qytete të tëra janë kthyer në gërmadha, ndërsa miliona ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Por të enjten, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se gjërat nuk ishin ashtu siç dukeshin, shkruan BBC.

“Ne nuk e pushtuam Ukrainën. Ne shpallëm një operacion të posaçëm ushtarak sepse nuk kishim absolutisht asnjë mënyrë tjetër për t’i shpjeguar Perëndimit se zvarritja e Ukrainës në NATO ishte një akt kriminal”, pohoi ai.

Ai përsëriti linjën zyrtare të Kremlinit se kishte nazistë në Ukrainë.

Zyrtarët rusë shpesh pretendojnë se ushtria e tyre po “de-nazifizon” vendin.

Lavrov shkaktoi bujë kohët e fundit kur u përpoq të justifikonte sharjen naziste në lidhje me presidentin e Ukrainës, i cili është hebre, duke bërë pretendimin qesharak se Adolf Hitleri kishte “gjak hebre”.

72-vjeçari, ka përfaqësuar Rusinë në skenën ndërkombëtare për 18 vitet e fundit, por sanksionet perëndimore tani janë vendosur ndaj tij dhe vajzës së tij.

SHBA e ka akuzuar atë për ndjekjen e një narrative të rreme të Ukrainës si agresore dhe për përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për pushtimin e Rusisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të saj./Shqip.com