Lavrov krahason SHBA-të me Hitlerin për “nënshtrimin e Evropës”

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov ka përsëritur pretendimin rus – se qeveria ukrainase është një regjim neo-nazist dhe thotë se bandat po plaçkitin qytete dhe qytete, përfshirë Mariupolin. 

Teksa, BBC shkruan se nuk ka parë asnjë provë për të mbështetur këto pretendime.

Lavrov thotë gjithashtu se ukrainasit “tani po përpiqen të përdorin civilët si mburoja njerëzore”.

Ai i referohet vazhdimisht Hollivudit dhe thotë se njerëzit nuk duhet “të shikojnë vetëm këtë film hollivudian” të shkruar nga mediat perëndimore “ku ka një të keqe të fundit”.

Ministri i Jashtëm rus thotë gjithashtu se NATO po përpiqet të forcojë sigurinë e Perëndimit me koston e Rusisë.

Ai e krahason SHBA-në me Napoleonin dhe Hitlerin, duke thënë se “në ditët e kaluara, Napoleoni dhe Hitleri kishin një qëllim për të nënshtruar Evropën – tani amerikanët e bëjnë këtë”.

Lavrov – thotë se anulimi i gazsjellësit Nordstream 2 “tregon vendin” e BE-së, duke sugjeruar se SHBA-të qëndrojnë pas vendimit.