Lajçak: Vuçiq e kupton seriozitetin e situatës

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Tema kryesore e këtij takimi ishte çështja e barrikadave, dhe situata politike.

“Vazhdova misionin tim në Beograd sot për t’u takuar me Aleksandër Vuqiq. Ne patëm një diskutim të hapur dhe të ndershëm për një zgjidhje politike që do të ulte tensionet dhe do të mundësonte çmontimin e barrikadave. Ai e kupton seriozitetin e situatës”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.