Kurti pro planit franko-gjerman, thotë se Serbia po e refuzon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia po orkestron situate të tilla në Kosovë për të maskuar refuzimin e planit franko-gjerman.

Përmes një konference për media, Kurti tha se drama e Serbisë nuk duhet të shëndrrohet në tragjedi.

“Qëllimi i Beogradit nuk është për ta refuzuar planin por qëllimi i tyre është maskimi i planit. Pra ata e kanë refuzuar planin dhe tani i bëjnë këto drama që nuk duhet të shëndrrohen në tragjedi për ta maskuar refuzimin”, tha Kurti.

Kurti tha se planin franko-gjerman e kanë cilësuar si të duhur.

“Unë e kam vlerësuar këtë marrëveshje. Planin frako-gjerman e kemi parë si të duhur sepse aty kemi koncepte dhe nocione që përdorën janë vlera për dallim prej dakordimeve të mëhershme që ishin përbrenda të ideologjisë së zgjedhjeve të problemeve”.

I pari i ekzekutivit tha se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë marrëdhënie si gjyshi me nipin

“Ne nuk kemi raporte me Amerikën si gjyshi me nipin. Asnjë veprim i joni nuk i ka befasuar asnjë zyrtar evropian apo amerikan, ne amerikanet i kemi miq, nuk ka prishje te raporteve me Ameriken”.

Kurti njoftoi se institucionet e Kosovës janë duke vazhduar punën e tyre si dhe ka lehtësira gjatë riregjistrimit të automjeteve me targa ilegale në Kosovë.

“Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë të shtunën presidenti atje pati takime të ndara me ambasadorin e Rusisë dhe atë të Kinës në Beograd kjo tregon se Serbia koordinohet me Rusinë dhe Kinën dhe gënjen e zhgënjen Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Tani çka po ndodh tani shpjegohet me përpjekjen e Beogradit për të ambalazhuar kundërshtimin e nismës franko-gjermane”.

 I pyetur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Kurti tha se që nëntë vite e jep përgjigjen e njëjtë.