Kurti: Nuk ka kohë për ambicie të vogla, është koha për hapa të mëdhenj

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur edhe njëherë për arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë.

Për mes një postimi në Twitter, Kurti është shprehur se nuk ka kohë për ambicie të vogla, por është koha për hapa të mëdhenj.

Për mes një postimi në Twitter, Kurti është shprehur se nuk ka kohë për ambicie të vogla, por është koha për hapa të mëdhenj.

“Nuk ka kohë për ambicie të vogla, është koha për hapa të mëdhenj. Pajtueshmëria e djeshme hap rrugën për bisedime intensive për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë bazuar në Propozimin e BE-së të mbështetur nga Franca, Gjermnia dhe ShBA” ka shkruar Kurti.

Më tutje Kurti ka falënderuar ambasadorin e ShBA-ve Jeff Hovenier për përkushtimin e tij në këtë proces.

“Mirënjohës ndaj Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Hovenier për rolin, mbështetjen dhe përkushtimin e tij”, ka shkruar Kurti.

Në marrëveshjen e ditës së djeshme, parashihet që Kosova të pezulloj vendimin për vendosjen gjobave për makinat me targa KM dhe Serbia të pushojë së lëshuari tabelat me denominime të qyteteve të Kosovës.