Kurti: Nuk duhet të dorëzohemi përball Putinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në Turqi ku është duke marr pjesë në Forumin Diplomatik.

Kurti ka deklaruar se ka ndarë pikëpamjet e tij politike për situatën në Ukrainë dhe sipas tij Evropa nuk guxon të dorëzohet përball autokratëve siç është presidenti rus, Vladimir Putin.

“Ne nuk duhet të dorëzohemi përballë autokratëve. Vetëm të bashkuar dhe me një demokraci aktive ne mund të ndalojmë Putin dhe të parandalojmë despotët e tjerë në të ardhmen.  E ndava këtë pikëpamje me Ministrinë e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg dhe me  përfaqësuesin e Bosnjës e Hercegovinës, Christian Schmidt dhe me Dritan Abazoviqin”, ka shkruar Kurti në Twiter.