Kurti: Marrëveshja me Serbinë do ta ketë patjetër njohjen reciproke në qendër

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për media pas takimit të samitit të Berlinit.

Në fjalën e tij ai është shprehur se samiti i Berlinit është shumë i rëndësishëm.

“I nënshkruam tri marrëveshje që ka dy vjet që negociohen, bëhet fjalë për marrëveshjen për qarkullim të lirë në të gjitha 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor me karta të identitetit apo me letërnjoftime, pastaj bëhet fjalë për marrëveshjen e cila bën njohjen e kualifikimeve të institucioneve të arsimit të lartë, dhe marrëveshjen tjetër për njohjen e kualifikimeve profesionale”, ka thënë Kurti.

Më tutje Kurti është shprehur se nuk na nevojitet alternativë të tjera pos Procesit të Berlinit.

“Neve nuk ka nevojiten procese tjera pos atij të Berlinit që mundëson Ballkan demokratik e evropian”

Kurti ka folur edhe për plani franko-gjerman për një marrëveshje Kosovë-Serbi ku ka përsëritur qëndrimin e tij se si duhet të jetë ajo marrëveshje.

“Duhet të jetë finale, duhet të jetë për normalizim të plotë, duhet të jetë ligjërisht e obligueshme, dhe patjetër ta ketë njohjen reciproke në qendër”, ka thënë më tej Kurti.

Sa i përket vendimit për targat, Kurti tha se deri me 21 nëntor ka vetëm qortime por pas kësaj date kush nuk i ndryshon targat do të paguaj gjoba.

“Shtyrja nuk mund të jetë 10 mujore, ne kemi vepruar sipas të drejtës tonë, ne nuk dëshirojmë konpromise e as të cenojmë paqen dhe sigurinë, me SHBA-në jemi në kontakt të vazhdushëm, ata e dijnë qëndrimin tonë, nuk ka pasur shpërfillje ndaj bregave evropiane”.

Procesi i Berlinit i ka vazhduar punimet sot ku pjesë e tij janë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.