Kryeministrja finlandeze takohet me Zelenskyn, ofron ndihmë për rindërtim

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në një udhëtim të paparalajmëruar në Kiev.

Ajo vizitoi gjithashtu qytetet e shkatërruara ukrainase të Irpin dhe Bucha, sipas autoriteteve locale raporton BBC.com.

Kryeministri njoftoi së fundmi vendimin historik të Finlandës për të aplikuar për anëtarësim në NATO.

Zelensky, pas takimit, tha se vizita të tilla nga politikanë të rangut të lartë janë “sinjale të drejtpërdrejta dhe shumë të rëndësishme të mbështetjes”./Shqip.com