Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson bën vizitën e dytë të papritur në Kiev për t’u takuar me Zelensky

Kryeministri britanik Boris Johnson udhëtoi të premten në kryeqytetin ukrainas të Kievit për të vizituar presidentin Volodymyr Zelensky për herë të dytë, sipas Presidencës së Ukrainës raporton CNN.

Video nga Presidenca tregoi Zelensky duke përshëndetur ngrohtësisht Johnson përpara se të dy burrat të hynin brenda një ndërtese presidenciale për një takim. Dy liderët u shfaqën të ulur në një tavolinë duke diskutuar nevojën e Ukrainës për armë të rënda për të kundërshtuar agresionin e vazhdueshëm të Rusisë.

Zelensky tha në Telegram:

“Shumë ditë të kësaj lufte kanë dëshmuar se mbështetja e Britanisë së Madhe për Ukrainën është e fortë dhe e vendosur. Gëzohem që shoh përsëri mikun e madh të vendit tonë Boris Johnson në Kiev.”

Johnson postoi një fotografi të tij dhe Zelensky në kryeqytetin ukrainas të premten në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter.

 Zelensky u takua dje  me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin italian Mario Draghi dhe presidentin rumun Klaus Iohannis në Kiev./Shqip.com