Kryeministri i Kanadasë njofton rihapjen e ambasadës kanadeze në Kiev

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev të dielën, kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi rihapjen e ambasadës kanadeze në Kiev. 

Trudeau gjithashtu njoftoi se do të jepet më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë kamerat e dronëve, imazhet satelitore, armët e vogla, municionet dhe financimin për operacionet e çminimit.

Kryeministri kanadez njoftoi gjithashtu se Kanadaja do të heqë tarifat tregtare për të gjitha importet ukrainase që vijnë në Kanada për vitin e ardhshëm, raporton CNN.

“Është e qartë se Vladmir Putin është përgjegjës për krimet e tmerrshme të luftës dhe duhet të ketë përgjegjësi”, tha Trudeau. 

Komentet e Trudeau erdhën gjatë një vizite të papritur të fundjavës në Ukrainë të njoftuar nga zyra e tij të dielën në mëngjes.