Kryebashkiaku i Mariupolit: Rusia shkatërroi 1300 ndërtesa pa hequr trupat e pajetë të banorëve

Forcat ruse që pushtuan qytetin e rrënuar ukrainas të Mariupolit kanë shkatërruar 1300 ndërtesa shumëkatëshe, pa hequr me kujdes qindra trupa të vdekur të varrosur nën rrënoja.

Një gjë të tillë e ka thënë të premten kryebashkiaku ukrainas i Mariupol, Vadym Boychenko.

Duke folur në Telegramin e këshillit të qytetit, Boychenko – i cili është arratisur nga Mariupol për në territorin e kontrolluar ukrainas – tha se njerëzit që mbetën brenda qytetit i kanë thënë atij:

“Fillimisht, pushtuesit përfshinë banorët e Mariupolit në çmontimin e rrënojave me kujdes”, shkruan CNN.

Por, Boychenko tha se kur rusët panë numrin aktual të trupave të gjetur nën rrënoja, ata i larguan menjëherë banorët vendas nga zona.

“Numri i vërtetë i trupave nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara është i frikshëm.

Pothuajse 50 deri në 100 njerëz u vranë nën çdo shtëpi të shkatërruar dhe 1,300 ndërtesa të larta u shkatërruan në Mariupol,” tha Boychenko.

Presidenca ukrainase e ka përshkruar numrin e civilëve të vrarë në qytet si “dhjetëra mijëra”./Shqip.com