Kryebashkiaku i Lviv bën thirrje për mbrojtje ajrore për Ukrainën

REUTERS/Vladyslav Sodel

Pas sulmeve ajrore nga Rusia në qytetin e Lviv, Ukraina ka kërkuar përsëri mbrojtje në ajër.

Kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovyi bëri thirrje për mbrojtjen ajrore të Ukrainës pasi një seri raketash ruse goditën një objekt ku mbahej karburanti dhe një zonë të infrastrukturës ushtarake në qytetin perëndimor të Ukrainës të shtunën, shkruan CNN.

“Ne nuk i dimë objektivat e raketave ruse, të cilat u lëshuan nga qyteti i Sevastopolit sot. Dhe shpesh ato godasin jo vetëm Lviv, por edhe vende të tjera në shtetin tonë. Jemi të gjithë në të njëjtën situatë, sa më shpejt. Ne kemi nevojë për armë me cilësi më të mirë si dhe mbrojtje ajrore, aq më të sigurt do të jenë qytetet dhe qytetarët tanë, duke përfshirë edhe ju,” tha Sadovyi në një konferencë për shtyp të shtunën në mbrëmje.

“Sa më shpejt të kemi mbrojtje ajrore në Ukrainë, aq më shpejt do të kemi fitore,” shtoi ai.

Sadovyi përfundoi konferencën duke u kërkuar atyre që dëgjonin “të shkojnë në strehë menjëherë”, duke theksuar “ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë tani”.

Të paktën dy raketa goditën Lviv të shtunën dhe ka raportime për të paktën pesë persona të plagosur./Shqip.com