Kryebashkiaku i Kievit paralajmëron qytetarët që të jenë vigjilentë në Ditën e Fitores së Rusisë

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, po u kërkon qytetarëve që të qëndrojnë brenda nga e diela në të hënë rreth Ditës vjetore të Fitores së Rusisë.

Zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar se presidenti rus, Vladimir Putin, mund t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës më 9 maj, një ditë simbolike për Rusinë , duke i hapur rrugën Putinit rrit fushatën e tij, shkruan CNN.

Megjithëse kryetari i bashkisë nuk po vendos zyrtarisht një shtetrrethim, ngjarjet nuk do të mbahen gjatë asaj kohe, sipas postimeve në mediat e tij sociale.

“Nëse dikush dëshiron të shkojë të shtrojë lule, mund ta bëjë këtë privatisht… Kushtojini vëmendje dhe ndiqni rregullat e sigurisë gjatë luftës. Unë gjithashtu ju kërkoj që të mos i injoroni sinjalet e alarmit ajror dhe të mbuloheni menjëherë. Në ditët në vijim, ka një gjasë të lartë për granatime me raketa në të gjitha rajonet e Ukrainës. Jini të vetëdijshëm dhe kujdesuni për sigurinë tuaj”, Klitschko paralajmëroi.

Zyrtarët perëndimorë kanë spekuluar se Presidenti Vladimir Putin mund të përdorë Paradën vjetore të Fitores të Rusisë më 9 maj për të shpallur një përshkallëzim të aksionit ushtarak.

Rusia thotë se është e pakuptimtë që do të shpallë luftë të gjithanshme në Ukrainë në ditët në vijim./Shqip.com