Kriza e ardhshme e ushqimit – paralajmëron OKB

Pushtimi rus i Ukrainës së shpejti mund të shkaktojë një krizë globale ushqimore që mund të zgjasë me vite, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara.

Konflikti ka ndërprerë furnizimet nga portet e Ukrainës, të cilat dikur eksportonin sasi të mëdha vaji gatimi, si dhe drithëra si misri dhe gruri.

Anije e mallrave ukrainase duke u ngarkuar me grurë

Kjo ka reduktuar furnizimet globale dhe ka bërë që çmimi i alternativave të rritet, me çmimet e ushqimeve në mbarë botën pothuajse 30 për qind më të larta se në të njëjtën kohë të vitit të kaluar, sipas OKB-së.

Kostoja e lartë e ushqimeve bazë ka rritur tashmë numrin e njerëzve që nuk mund të jenë të sigurt për të ngrënë mjaftueshëm me 440 milion në 1.6 miliardë, me gati 250 milion në prag të urisë, raporton Economist.

Anijet ruse duke bllokuar anijet e mallrave të Ukrainës

Rusia ka organizuar një bllokadë përgjatë bregut të Detit të Zi të Ukrainës dhe miliona tonë drithë nuk kanë mundur të largohen.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka paralajmëruar se e vetmja zgjidhje efektive për krizën është riintegrimi i prodhimit të ushqimit të Ukrainës, si dhe i plehrave të prodhuara nga Rusia dhe Bjellorusia, në tregun global. /