Kremlini thotë se SHBA i shpalli “luftë ekonomike” Rusisë
Kremlini të mërkurën tha se Shtetet e Bashkuara i kanë shpallur një “luftë ekonomike” Rusisë.
Dje, Presidenti Joe Biden njoftoi se administrata e tij po ndalonte importet e naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus në SHBA në mënyrë që të synonte “arterien kryesore” të ekonomisë ruse.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shpallur padyshim një luftë ekonomike Rusisë dhe ata po e bëjnë këtë luftë
, shkruan CNN.
Kjo është de fakto e vërtetë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë të rregullt.
I pyetur se çfarë duhej të bënte vendi i tij për të mbizotëruar në këtë mjedis ekonomik, Peskov tha se Rusia “do të bënte atë që është më e mira për interesat tona”.
Perëndimi ka goditur një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë që nga pushtimi i saj në Ukrainë muajin e kaluar, Bashkimi Evropian duke vazhduar trendin sot me një raund të katërt sanksionesh./SHQIP.com