Krasniqi: Zgjedhjet lokale janë për qytetarët jo për politikanët
Publikuar:
(14.11.2021 11:21:16)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet lokale janë për qytetarë e jo për politikanet.
Krasniqi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Meliza – votuan në vendvotimin “Hasan Prishtina”, në kryeqytet.
Memli Krasniqi pohoi se sot është ditë me mot të mirë.
“Uroj që kështu të jetë edhe për demokracinë”.
Po ashtu, kërkoi nga qytetarët që të votojnë sa më shumë.
“Në këtë mënyrë do të kemi institucionale funksionale lokale”, theksoi kryetari i PDK-së.