KQZ numëron 40 % të vendvotimeve në Ferizaj, prinë Agim Aliu i PDK-së

Rezultatet e publikuara.

Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës është duke prirë në garën për kryetar të Ferizajt me 64.01 përqind në rezultatet e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përcjell Shqip.com.

Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, i dyti është Valon Ramadani nga Lëvizja Vetëvendosje me 25.29 për qind, ndërkaq e treta është Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka 8.70 për qind.

Ndërkaq, i fundit, deri më tash, është Arben Halili nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me 1.99 për qind.