Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë

Qeveria e Kosova ka vazhduar me miratimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Sipas vendimit, këtyre dy shteteve iu është ndaluar udhëtimi dhe transporti i mallrave në Kosovë.

Po ashtu, janë vendosur sanksione edhe ndaj Grupit Wanger  entitet ushtarak privat i painkorporuar e që është me bazë në Rusi.

Kosova edhe më herët ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, në vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Kryeministri Albin Kurti kishte thënë se masat janë ekonomike, tregtare dhe financiare.

Ndërsa, sipas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, sanksionet ndaj dy grupeve të shpallura terroriste, të cilat veprojnë në Afganistan dhe rajon, përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e aseteve të dy organizatave dhe individëve të tyre në Kosovë.

“Këshilli i BE-së më datë 21 shkurt vendosi t’i shtojë sanksionet e BE-së për dy grupe të ndërlidhura me ISIL dhe Al-Qaeda, që veprojnë në Afganistan. Individët dhe personat e sanksionuar janë të përfshirë në planifikime terroriste në Afganistan dhe rajon”, tha zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti./Shqip.com