Konjufca: Uroj që procesi zgjedhor të përfundojë ndershëm dhe fer

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret që rezultati i balotazhit të zgjedhjeve të përmbyllet në mënyrë të ndershme dhe fer.

Këtë koment, Konjufca, e dha pas shfrytëzimit të të drejtës së tij për të votuar në zgjedhjet që po mbahen sot, më 14 nëntor, shkruan Shqip.com.

“Sapo e shfrytëzova të drejtën demokratike qytetare për të votuar. Kështu mendoj se duhet të bëjnë të gjithë qytetarët e Kosovës sa më masive. Meqenëse sot është vendimi për t’i zgjedhur kryetarët e komunave anë e mbanë Kosovës”, tha ai.

:Në këtë pjesë ta blotazhit do të zgjedhen edhe më shumë kryetar të komunave sesa që u zgjedhën në raudnin e parë. E para është që sa më shumë qytetarë është e rëndësishme të dalin në zgjedhje, kurse e dyta urojmë që procesi zgjedhor të shkojë mbarë e mirë që të mos ketë parregullsi”.

Më tutje, Konjufca tha se uron që procesi zgjedhor që përfundoj mbarë dhe i drejtë për të gjithë.

“Të përmbyllet në mbrëmje në mënyrë të ndershme dhe fer, dhe që pastaj padyshim secili ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve”, përfundoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.