Komisioni Evropian mbështet statusin e kandidatit të Ukrainës

Përpjekja e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian mori një nxitje të madhe të premten në mëngjes, pasi Komisioni Evropian rekomandoi që Ukraina të caktohet si një kandidat për anëtarësim.

Ekzekutivi i bllokut tha se besonte se vendi duhet të konsiderohet zyrtarisht për statusin e kandidatit pas  pushtimit rus, shkruan CNN.

Duke folur në Bruksel, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se Komisioni rekomandon “që Ukrainës t’i jepet statusi i kandidatit, kjo është sigurisht duke kuptuar se vendi do të kryejë një sërë reformash të mëtejshme.”

“Sipas pikëpamjes së Komisionit, Ukraina ka demonstruar qartë aspiratën dhe vendosmërinë e vendit për të përmbushur standardet evropiane.”

Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE do të takohen tani për një samit javën e ardhshme për të diskutuar opinionin e Komisionit.

Edhe nëse vendet anëtare bien dakord që Ukraina duhet të jetë një vend kandidat — gjë që nuk është aspak e sigurt — procesi për t’u anëtarësuar në BE është i ndërlikuar dhe merr mesatarisht pak më pak se pesë vjet për t’u përfunduar./Shqip.com