Komandanti ukrainas: Brenda fabrikës së çelikut në Mariupol ka filluar evakuimi i civilëve

Ukrainë

Disa civilë janë evakuuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol pasi u vendos një armëpushim, sipas një komandanti në Regjimentin Azov, një nga ushtarët ukrainas të bllokuar në uzinë.

Kapiteni Svyatoslav Palamar, zëvendëskomandanti i Regjimentit Azov , tha se armëpushimi, i cili supozohej të fillonte në orën 6 të mëngjesit me orën lokale, përfundoi duke filluar në orën 11 të mëngjesit me orën lokale.

“Për momentin, është e vërteta, të dyja palët ndjekin regjimin e armëpushimit,” tha ai.

Karvani i evakuimit ishte shumë i vonuar, tha ai.

“Që nga ora 6 e mëngjesit, ne kemi pritur të mbërrijë autokolona e evakuimit, e cila mbërriti vetëm në orën 18:25”

“Ne kemi sjellë 20 civilë në pikën e takimit të rënë dakord, të cilët kemi arritur t’i shpëtojmë nga nën rrënoja. Këta janë gra dhe fëmijë. Shpresojmë që këta njerëz të shkojnë në destinacionin e rënë dakord, që është Zaporizhzhia, territori i kontrolluar nga Ukraina. “tha Palamar.

“Për momentin, operacioni i shpëtimit është duke vazhduar, i kryer nga ushtarakët e Azov – ne i shpëtojmë civilët nga nën rrënoja”, shtoi ai.

“Këto janë gra, fëmijë dhe të moshuar”, tha ai në një video-mesazh në kanalin Telegram të regjimentit.

“Shpresojmë se ky proces do të zgjerohet më tej dhe do të evakuojmë me sukses të gjithë civilët”, tha ai, raporton CNN.

“Sa i përket të plagosurve – atyre njerëzve që kërkojnë kujdes urgjent mjekësor – është e paqartë për ne pse ata nuk po evakuohen dhe evakuimi i tyre në territorin e kontrolluar nga Ukraina nuk po diskutohet”, shtoi ai.
“Theksoj se ne kërkojmë të garantojmë evakuimin jo vetëm për civilët, por edhe për ushtarakët tanë të plagosur që kërkojnë kujdes mjekësor”.