Klitschko: Putini i tregoi “gishtin e mesëm” OKB-së

Të enjten Rusia sulmet me raketa Kievin gjatë një vizite të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterrez së bashku me presidentin, Vlodymyr Zelensky.

Për këtë, ka reaguar kryetari i Bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, i cili ka thënë se Putini i tregoi OKB-së “gishtin e mesëm”.

“Çfarë është simbolike, në këtë moment Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara është në Kiev. Kjo është një “e ashtu quajtur” përshëndetje për të. Putini iu tregoi gishtin e mesëm atyre në atë moment. Duke granatuar dhe shkatërruar shtëpitë tona, objektivat e tij nuk janë shtëpitë – janë jetët e njerëzve”, tha Klitschko.

Moska ka konfirmuar se shënjestroi kryeqytetin mbrëmë, duke përfshirë një fabrikë të prodhimit të raketave.

Por, nuk ka komentuar goditjen në një ndërtesë banimi në të cilën mbeti i vrarë një person.

Përndryshe, lufta në Ukrainë është në ditën e saj të 65-të të saj, që prej se filloi më 24 shkurt të këtij viti./SHQIP.com