Klina pritet të shkojë në balotazh
Publikuar:
(17.10.2021 21:38:11)
Komuna e Klinës pritet të shkojë në balotazh.
Bazuar në rezultatet fillestare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Zenun Elezaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në epërsi ndaj kandidatëve të tjerë.
KQZ deri tani ka numëruar 47.93% të votave në Klinë dhe deri tani Elezaj ka marrë 42.17% të votave.
Pas tij është Esat Raci i Partisë Demokratike të Kosovës me 29.17%.
Ndërsa, Besim Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës është në vendin e tretë me 19.03% të votave.