Kharkiv: 3 të vrarë ndërsa Rusia shton bombardimet në Kharkiv

(Foto: Reuters) Bombardimet në Kharkiv

Të paktën tre persona u vranë të hënën gjatë bombardimeve të shtuara të Rusisë në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës, sipas kreut të administratës së rajonit.

“Në ditët e fundit, pushtuesit rusë, të cilët nuk mund të kenë sukses në luftimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës në rajonin e Kharkiv, kanë intensifikuar granatimet e qendrës rajonale dhe vendbanimeve të tjera”, tha Oleh Synehubov, kreu i administratës shtetërore rajonale të Kharkivit, raporton CNN.

Synehubov tha se tre persona vdiqën në granatimet – një grua 65-vjeçare në Kutuzivka, një grua 61-vjeçare dhe një burrë 49-vjeçar në Balaklia.

Sipas Synehubov, rusët që përdorin sistemet e raketave të lëshimit të shumëfishtë (MLRS) dhe raketa të tjera kanë goditur objektivat në Kharkiv.

“Ka goditje në zonën industriale dhe në institucionet arsimore”, tha ai.

Lidhur me një “ofensivë të re ruse në Kharkiv”, Synehubov tha: “Ne po regjistrojmë vazhdimisht akumulimin dhe lëvizjen e trupave në kufirin me rajonin tonë dhe po monitorojmë situatën”.

Ai tha gjithashtu se rreth 700,000 njerëz jetojnë tani në qytetin e Kharkiv, rreth gjysma e popullsisë përpara pushtimit.

Pushtim ky që filloi më 24 shkurt të këtij viti dhe ka arritur në katër mujorin e saj.