KFOR-i reagon për heqjen e barrikadave

Forca ushtarake e NATO-s në Kosovë, ka reaguar pas heqjes së barrikadave në veri të vendit.

“KFOR-i mirëpret vendimin e mbrëmshëm për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës. Heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejt, në mënyrë të sigurt dhe duke shmangur çdo lloj incidenti apo rreziku”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Qeveria e vendit i kishte kërkuar KFOR-it që ti heq barrikadat ose do të hynin vet për largimin e tyre, ndërkaq forca e NATO-s kishte kërkuar më shumë kohë.