Këshilltari ukrainas: Blinken është së bashku me Zelensky në Kiev

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Kiev dhe po zhvillon bisedime me presidentin ukrainas Zelensky, tha një këshilltar presidencial ukrainas.

Këtë e tha Oleksiy Arestovych në një video në rrjetet sociale, por që SHBA nuk ka komentuar, raporton BBC.

Nëse konfirmohet, Sekretari Blinken do të kthehej në zyrtarin më të lartë amerikan që viziton kryeqytetin ukrainas prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë./Shqip.com