Këshilltari i Zelensky: Rusia po përpiqet të asimilojë pjesën lindore të Ukrainës

Një këshilltar i administratës së Presidentit, Volodymyr Zelensky, tha të dielën se Rusia po përpiqet të asimilojë popullsinë në lindje të Ukrainës.

Tymofiy Mylovanov në një intervistë për CNN, tha se qëllimet e Rusisë janë të qarta.

“Unë mendoj se mesazhi që ata po dërgojnë është shumë i qartë. Nëse dorëzoheni, si Krimea në 2014, asgjë nuk do të ndodhë me ju. Nëse rezistoni, si Donbasi, si lindja e Ukrainës, do të shkatërroheni. Kjo nuk ka rëndësi nëse jeni ushtarak apo civil. Pra, mesazhi që Rusia po dërgon është, dorëzohu ose fshihu”.

Kur u pyet për shpresën që Ukraina ende po pret për një vizitë nga presidenti amerikan, Joe Biden, Mylovanov tha se Biden duhet të shkojë në Kiev pasi kjo do të ndihmonte në demoralizimin e trupave ruse dhe izolimin e mëtejshëm të Moskës.

Derisa Zelensky ka paralajmëruar edhe vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe sekretart të Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Deri më tani disa politikan e kanë vizituar Ukrainën që nga fillimi i luftës, duke përfshirë Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen./Shqip.com