Këshilltari i Netanyahut: Pas luftës, Gaza do të jetë shumë ndryshe
Publikuar:
(28.10.2023 00:15:19)

“Pas luftës, Gaza do të jetë shumë ndryshe”, tha Mark Regev, një këshilltar i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. “Ne po rrisim presionin mbi Hamasin, operacionet tona ushtarake janë në vazhdim,” tha ai për Fox News. “Ata do të vazhdojnë të marrin goditjet tona derisa ne të çmontojmë makinerinë e tyre ushtarake dhe të shpërbëjmë strukturën e tyre politike në Gaza. Kur të përfundojë e gjithë kjo, Gaza do të jetë shumë ndryshe”, tha ai.