Këshilli i Sigurimit i OKB voton për armëpushim humanitar në Gaza
Publikuar:
(15.11.2023 22:15:58)

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë në orët e ardhshme projekt-rezolutën e cila bën thirrje për “pauza dhe korridore urgjente dhe të zgjatura humanitare dhe korridore në të gjithë Gazën për një numër të caktuar ditësh për të lejuar aksesin në ndihmë për civilët”. Teksti gjithashtu “bën thirrje për lirimin e pengjeve (veçanërisht të fëmijëve) dhe që të gjitha palët të përmbahen nga privimi i civilëve të Gazës nga shërbimet bazë dhe ndihma humanitare thelbësore për mbijetesën e tyre.”