Këshilli i Evropës: Shkelje marramendëse e të drejtave të njeriut në Ukrainë

Komisioneri i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut e ka përshkruar si “marramendëse” shtrirjen dhe peshën e “shkeljeve të të drejtave dhe ligjit ndërkombëtar humanitar” nga forcat ruse në Ukrainë.

Dunja Mijatovic po fliste në fund të një udhëtimi katër-ditor në Kiev dhe rajonin e tij përreth, shkruan BBC.

Ajo theksoi provat në rritje të vrasjeve arbitrare, torturave, zhdukjeve të detyruara dhe dhunës seksuale nga ushtarët rusë.

Mijatovic tha se ishte e domosdoshme të jepej drejtësi dhe të mbështeteshin viktimat dhe të afërmit e tyre, por e përshkroi këtë detyrë si “tepër të frikshme”.

Teksa po zhvillohet dita e 73-të e luftës, granatimet ruse kanë vazhduar edhe gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Kharkiv./Shqip.com