Kërkoi ndaljen e bombardimeve në Gaza, Izraeli injoron thirrjet e Macron

“Hamasi është përgjegjës për vuajtjet e popullsisë së Rripit të Gazës”. Kështu iu përgjigj ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen presidentit francez Emmanuel Macron, i cili në një intervistë për BBC i kishte kërkuar Izraelit të ndalonte sulmet në Gaza, duke thënë se “nuk kishte asnjë justifikim për vrasjen e grave dhe fëmijëve”. Por Cohen, i cituar nga transmetuesi N12, tha se “përgjegjësia për masakrën, luftën dhe vuajtjet e banorëve të Gazës bie mbi Hamasin”. Dhe ai mbrojti veprimet e Izraelit, duke thënë se ai “operon brenda kufijve të ligjit ndërkombëtar dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë derisa Hamasi të eliminohet dhe të kthehen robërit tanë”.