Kastrati u bën thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë

Kandidati për kryetar të Kamicës nga PSD, Qëndron Kastrati

Kandidati për kryetar të komunës së Kamenicës, nga Partia Socialdemokrate, Qëndron Kastrati ka votuar në qendrën e votimit, në shkollën, “Ismail Qemali”.

Kastrati u bëri thirrje qytetarëve që kanë të drejtë vote, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, në mënyrë që pjesëmarrja e lartë të vendos demokracinë, shkruan Shqip.com.

“Unë i ftoj sot të gjithë qytetarët të dalin në mënyrë sa më masovike në zgjedhje. Më me rëndësi se kush po ftion është pjesëmaarrja në zgjedhje dhe kur është pjesëmarrja e lartë fiton demokracia domosdoshmërishtë. Unë i ftoj qytetarët që të dalin sa më shumë në zgjedhje edhe në këtë kohë që ka mbetur dhe të dëshmojmë që edhe për Kosovën edhe për Ballkanin jemi një vend model se sa mirë e organizojmë procesin zgjedhor”, tha Kastrati.

Në Kamenicë të drejtë vote kanë mbi 35 mijë qytetarë në 28 qendra të votimit.