Johnson: Ndalimi i energjisë ruse duhet të jetë vendim i përbashkët

Boris Johnson

Më herët ju treguam se si ministri i jashtëm lituanes po bënte thirrje për embargo ndaj shitjeve ruse të energjisë, duke sugjeruar se nafta dhe gazi rus po paguheshin “me gjakun e Ukrainës”, raporton BBC.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka thënë se Evropa nuk mund të mbyllë përdorimin e naftës dhe gazit thjesht brenda natës, në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe kryeministrin holandez Mark Rutte.

“Ka varësi të ndryshme në vende të ndryshme dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë. Nuk mund të mbyllësh përdorimin e naftës dhe gazit thjesht brenda natës, madje edhe nga Rusia”, tha Johnson.

Ai pranoi “se ne mund ta bëjmë shpejt në Mbretërinë e Bashkuar” – ajo që duhet të bëjmë “është të sigurohemi që të gjithë po lëvizim në të njëjtin drejtim”.

“Ne do ta bëjmë atë së bashku – duke u siguruar që të gjithë të kemi zëvendësuesit dhe furnizimet që na duhen.”

Kryeministri holandez Rutte pranoi se varësia nga furnizimet ruse të energjisë “qëndron ende” në shumë pjesë të Evropës – dhe ai bëri thirrje që çdo ndalim të bëhej “me përkushtim”.

Rusia e quan fushatën që nisi më 24 shkurt një “operacion special” për të cilin thotë se nuk është krijuar për të pushtuar territore, por për të shkatërruar aftësitë ushtarake të fqinjit të saj dhe për të kapur ata që ajo i konsideron si nacionalistë të rrezikshëm.