Jashari s’pajtohet me rezultatin në Skenderaj: Ka manipulime

Kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari

Kandidati i Pavarur në komunë e Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se ka mospërputhje të mëdha në mes sondazheve të e Exit Polleve dhe rezultati zgjedhor sipas KQZ-së.
E gjithë kjo pasi sipas tij në këtë komunë ka pasur parregullsi të mëdha si blerje votash, shantazhe e presion tek votuesit.

“Nga vëzhguesit tonë në vendvotime deri me tani janë raportuar për raste të fletëvotimeve të pa vulosura në rreth 11 Qendra të Votimit, situatë kjo e cila dëshmon për ekzistencën e blerjes se votës me sistemin e njohur si “treni bullgar”.Po ashtu mungesa e komisionerëve nga subjekti jonë politik ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë votën tone”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë së pas mbledhjes së fakteve të shumta për manipulime do të kërkojmë drejtësi për manipulimet e bëra në këto zgjedhje në Skenderaj.

“Ne do të presim numrin e votës se fundit për të dal me njoftimin e ri”, ka shkruar Jashari.

Nga 58 për qind të votave të numëruara Fadil Nura i PDK-së është duke prirë në këtë komunë me 56,37 për qind i pasuar nga Jashari me 40,25 për qind./SHQIP.com