Jashari për marrjen e mandatit të tretë: Unë i qëndroj mbrapa vendimeve

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari

Rrahman Jashari, ka fituar edhe një mandat të tretë në krye të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës.

Dhënia e besimit nga mësimdhënësit, ai thotë se vjen pasi u qëndron mbrapa vendimeve sindikale.

“Anëtarësia e ka krijuar bindjen se unë qëndroj në vendimet e mija. Gjithmonë me kryesinë jam sjell si shokë, bisedojmë shtruar por një element është se unë ua kam dhënë besën që zëri i tyre për mua është obligim”, ka thënë Jashari.

Pavarësisht kritikave drejtuar sindikatës, Jashari thotë se ka shumë njerëz meritor.

“Në SBASHK, ka numër të madh të njerëzve që janë meritor, ka veprimtarë të shkëlqyer që kanë bërë punë të madhe gjatë viteve, mirëpo ata e kanë parë se po e ushtrojë mirë këtë detyrë” ka thënë Jashari.

Më tutje Jashari është shprehur se votëbesimi që iu është dhënë në kongresin e 8-të për mandatin e tretë e ka bërë krenar.