Jashari: Nuk mund të presim shumë nga testi PISA

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari

Rrahman Jashari thotë së rezultatet e Pisa-së na kanë zhgënjyer shumë edhe emocionalisht.

“Duhet të ja qëllosh kur dëshiron të marrësh pjesë në testin e PISAS-së” ka thënë Jashari.

Në bazë të kushteve që kemi punuar këto vitet e fundit nuk mund të presim shumë nga testi i PISA-së thotë Jashari.

“Ne ende punojmë me memorie, e përmendim një ujë rrjedhëse, atë nxënësi vetëm e paramendon, nuk mund ta shef në mënyrë konkrete. Ne duhet të ulemi dhe të punojmë të rrisim cilësinë e arsimit”, ka thënë Jashari gjatë intervistës për Shqip.com

Sipas Jasharit, inspektorët duhet të dalin në teren për të parë se si po zhvillohet mësimi nëpër shkollat tona.