Japonia ka vazhduar të rris numrin e sanksioneve kundër Rusisë.

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, mbajti një konferencë shtypi të premten në të cilën njoftoi dëbimin e tetë diplomatëve rusë dhe ndalimin total të importeve të qymyrit rus, shkruan BBC.

“Rusia ka shkelur në mënyrë të përsëritur ligjin ndërkombëtar humanitar duke vrarë civilë dhe duke sulmuar centralet bërthamore. Këto janë krime të pafalshme lufte,” u tha Kishida gazetarëve.

Japonia ka vazhduar të vendosë sanksione kundër Rusisë në koordinim me SHBA-në dhe vendet evropiane.

“Japonia qëndron së bashku me Ukrainën,” tha Kishida.

Japonia është importuesi i tretë më i madh në botë i qymyrit pas Indisë dhe Kinës. Rusia përbën 11% të importit të qymyrit të Japonisë./Shqip.com