Jahjaga: Ju mund të vendosni kujt ia besoni votën për qeverisjen në komunat tuaja
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pas votimit i është drejtuar qytetarëve duke thënë se ata vendosin kujt ia besojnë votën për të qeverisur në komunat e tyre për katër vitet e ardhshme, përcjell Shqip.com.
Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga tha se qytetarët duhet të investojnë në dekomkraci dhe në të ardhmen që duan ta kenë në cilëndo nga komunat ku jetojnë.
“Qytetarë të Republikës së Kosovës, sot keni mundësinë të zgjedhni kandidatët e juaj të preferuar për Kryetar Komune dhe Kuvend të Komunës. Investoni në demokracinë tonë dhe në të ardhmën që doni ta keni në cilëndo nga 38 komunat ku jetoni duke hedhur votën tuaj për kandidatët më të preferuar”, shkroi ndër tjerash ajo.
Ndryshe, zgjedhjet lokale janë duke u mbajtur të dielën në Kosovë, ku të gjitha vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe ende nuk është shënuar ndonjë incident që pengon procesin zgjedhor./SHQIP.com