Izraeli zbulon një qendër të rëndësishme komanduese të Hamasit

Ushtria izraelite tha mbrëmë se kishte zbuluar një qendër kryesore komanduese të Hamasit në zemër të qytetit të Gazës, duke i dhënë atë që ajo e përshkroi si një goditje të madhe për grupin militant islamik. Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), kundëradmirali Daniel Hagari, shpjegoi se ushtria ka identifikuar thelbin e një rrjeti të gjerë nëntokësor të përdorur nga Hamasi për të lëvizur armë, militantë dhe furnizime në të gjithë Rripin. “Të gjithë e përdornin këtë infrastrukturë rregullisht, gjatë emergjencave dhe madje edhe në fillim të luftës më 7 tetor,” tha Hagari, duke shtuar se tunele të tilla shtriheshin në të gjithë Gazën dhe në spitalet kryesore. Zëdhënësi i IDF-së tregoi gjithashtu se Izraeli po redukton operacionet e tij në Rripin verior, duke shpjeguar se ushtria është zhvendosur në bastionin e fundit të Hamasit në qytetin e Gazës: lagjen Tufah.