Izraeli: Ushtria vrau shefin e prodhimit të armëve të Hamasit
Publikuar:
(08.11.2023 08:06:00)

Ushtria izraelite vrau Mohsen Abu Zina, kreun e prodhimit të armëve të Hamasit, në një sulm ajror gjatë natës. Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi ushtarak, sipas të cilit Abu Zina ishte “një nga zhvilluesit kryesorë të armëve të Hamasit dhe ishte ekspert në zhvillimin e armëve strategjike dhe raketave të përdorura nga terroristët”. Zëdhënësi shtoi më pas se mbrëmë “një celulë terroriste që planifikonte të lëshonte raketa antitank kundër ushtarëve” u eliminua.