Izraeli: Nuk jemi në luftë me civilët në Gaza, kemi lejuar ujë dhe ushqim

“Ne po lehtësojmë hyrjen e ujit, ushqimit, ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore për civilët e Gazës. Izraeli nuk është në luftë me civilët e Gazës, prandaj ne kemi inkurajuar daljen e të plagosurve në Egjipt. Kjo është një luftë kundër Hamasit, një organizatë terroriste, e cila nuk kujdeset për civilët, e cila vjedh karburantin nga spitalet dhe e përdor atë për pajisje lufte”. Këtë e deklaroi zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari në një video në X. “Për sigurinë tuaj, ne u themi civilëve të Gazës që të lëvizin drejt jugut, është më e sigurt – vazhdon ai – në veri për momentin ka luftime intensive, ne do të ofrojmë korridore të sigurta për lëvizje të sigurt. Ne po luftojmë për të liruar pengjet tona të mbajtur nga Hamasi dhe të çlirohet Gaza nga kjo organizatë”.