Izraeli: Hamasi ka humbur kontaktet me komandantët në terren

Udhëheqja e brendshme e Hamasit në Rripin e Gazës ka humbur kontaktet me komandantët e saj në terren. Këtë e tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari, sipas raporteve të mediave lokale. Luftimet në terren vijojnë, ndërkohë që pesëdhjetë mijë palestinezë u evakuuan sot nga veriu i Rripit të Gazës drejt jugut përmes një korridori humanitar të krijuar nga ushtria izraelite. Këtë e deklaroi Cogat, organi i Ministrisë së Mbrojtjes izraelite, në X, duke postuar gjithashtu një fotografi që duket se tregon një karvan palestinezësh duke marshuar.